Sonila Meço e nis emisionin me Ilir Metën. Përfaqësuesi socialist anulon pjesëmarrjen

Emisioni “Tempora” i gazetares Sonila Meço do të vijojë të jetë në transmetim edhe këtë sezon, pavarësisht zërave se mund të mbyllej për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë.

Meço ka njoftuar se programi do të nisë aty ku e la sezonin e kaluar me të njëjtët të ftuar si Ilit Meta dhe Oerd Bylykbashi nderkohe qe shton se një përfaqësues i Partisë Socialiste ka anuluar prezencën ne momentet e fundit, para nisjes së emisionit.

Postimi i gazetares:

Do ta rinisim aty ku e lamë:
2 ditë para vlerësimit të tenderit për projektin e Teatrit të ri Kombëtar çfarë ndodh me protestuesit?

  • Presidenti Ilir Meta ekskluzivisht për Tempora: Kodet politike të tetorit
  • Në koment Ylli Manjani;
  • Debati mbi kodet politike të tetorit:
  • Oerd Bylykbashi;
  • Erl Murati;
  • Sokol Shameti;
  • Endri Shabani;

Përfaqësuesi socialist anulloi prezencën pak orë para programit.