Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Sonila Meço kërkon reflektim: Bëjini vetes këto pyetje, ndryshe do t’i duheni dreqit vetëm një herë në 4 vjet
Gazetarja Sonila Meço beson se propaganda në Shqipëri e ka kapluar fazën e parë, atë të mashtrimit të njerëzve dhe tani ka arritur në atë pikë ku njerëzit gënjejnë veten.
Meço kërkon reflektim nga njerëzit, që sipas saj duhet t’i bëjnë vetes disa pyetje elementare dhe të bëjnë bilanet e tyre, pasi në të kundërt janë vetëm statistikë sondazhesh dhe do i duhen dreqit vetëm një herë në katër vjet.
Reagimi i Sonila Meços:
Propaganda e ka kapluar fazën e parë, atë të mashtrimit të njerëzve. Tashmë ka arritur pikën nevralgjike, atë ku njerëzit gënjejnë veten.
Ndaj kthejuni vetes njerëz, kërkoni brenda mureve e komunitetit cilësinë e jetës suaj. Bëjini vetes pyetjet më elementare, a ha më mirë e shëndetshëm, a fle më i qetë, a kam mundur të kursej, a jam i kënaqur me edukimin e fëmijës, a më shpërblen puna e pensioni, a gjej derman në spitale, a gjej punë sipas meritës, a thith ajër më të pastër, a fitoj më shumë, a kam kohë për veten, a pushoj sa duhet, a mundem të shijoj kohën me fëmijën tim, a jam më i sigurt, a arrij të argëtohem cilësisht....???
Ka edhe të tjera, por edhe kaq mjaftojnë.
Nuk janë pyetje programesh televizive ku dëgjoni gjithmonë të tjerët të përgjigjen edhe për ju, duke fituar ata.
Është e vërteta juaj, nëse nuk mbylleni për pak çaste të dëgjoni veten, të bëni bilancet tuaja, jeni vetëm statistikë sondazhesh e do t'i duheni dreqit vetëm një herë në katër vjet. Përmidis nuk do t'i duheni as vetes.