Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sonila Meço për 106 vjetorin e Pavarësisë: Brezat e ardhshëm të rrezikuar nga koncesionet rilindase
Me rastin e Ditës së Pavarësisë, gazetarja Sonila Meço ka renditur disa probleme me të cillat përballet vendi.
Meço paralajmëron se e ardhmja e disa brezave është në rrezik nga konçesionet, të cilët po varfërojnë vendin që nuk prodhon e as siguron mirëqenie.
“Sovrani nuk ka më asnjë kontroll mbi të zgjedhurit e vet, që po e çojnë me zell drejt një gremine financiare dhe ekonomike me borxhe të fshehura. Asnjë kontroll nga sovrani. Asnjë!”, thekson Meço.
Reagimi i plotë:
Meqë po afrohet Dita e Pavarësisë e meqë jemi në kohën e Rilindjes:
Sovrani duhet ta dijë se është pranë një krize të fortë, asaj të borxhit publik.
Koncesionet po shtohen, po aq çmimet po harlisen e me to edhe mënyrat e shpërndarjes.
Koncesionet shlyhen nga taksat tona, nuk pasqyrohen në buxhet, por janë borxh, quhen borxh, madje më keq se vetë emri, nuk kalojnë as nga kuvendi i Shqipërisë e as nga konsultimi publik. Pra nuk kemi asnjë kontrroll mbi to. Asnjë. Qeveria shlyhen koncesionet me paratë tona, pa u kontrrolluar nga askush.
Pra paratë tona jo vetëm që nuk dimë si shpenzohen, por ka shumë mundësi të na përndjekin si borxh deri në dhjetra breza, duke na varfëruar në një ekonomi, që nuk prodhon e siguron mirëqënie. Sovrani nuk ka më asnjë kontrroll mbi të zgjedhurit e vet, që po e çojnë me zell drejt një gremine financiare dhe ekonomike me borxhe të fshehura. Asnjë kontrroll nga sovrani. Asnjë!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Rilindjes!