Flash News

KRYESORE

Sonte është Juve-Lazio (në ëndërr)

Sonte është Juve-Lazio (në ëndërr)

“Të diel të gëzuar! Sonte duhet të ishim përpara televizorit për të ndjekur Juve-Lazio, sfidën për kampionatin, ndoshta edhe vendimtare. Komenti (imagjinar tani) të Compagnoni dhe Marchegiani ose të Trevisani dhe Adani. Federico Ferri nuk e ka vendosur akoma çiftin. Në vend të ndeshjes së vitit ju mund të shijoni Juventus-Lazio në prill të vitit 2012, ose një ndeshje të Interit të Mazarrit, vetëm për të sublimuar jetën e përsëritur për të cilën na dënuan virusi dhe politika”, kështu e nis një artikull “Corriere dello Sport”, gazeta më e madhe sportive në Itali.

Në artikull ironizohet por edhe shprehet keqardhja me atë që po ndodh në vend, ku virusi por dhe politika, ka ndalur jetën e çdo qytetari ku padyshim futbolli është pjesë e rëndësishme e tyre. Gazeta gjithashtu u rekomandon italianëve që nuk kanë abonim në rrjetin televiziv Sky, apo një mundësi të piratojnë kanalet sportive, të shohin ministrin e sportit të intervistuar nga Fabio Fazio në Rai Due, “dirigjenti që i detyrohet diçka topit”, thotë artikulli.

Me rrevoltë ndaj masave të marra, ekipi editorial i gazetës gjithashtu shkruan se “nuk janë të papërgjegjshëm”, duke kërkuar që të rikthehet futbolli, por ama nën masa sigurie “duhet të luhet”. “Ne në Corriere dello Sport-Stadio nuk jemi një ekip editorial i njerëzve të papërgjegjshëm: ne kërkojmë që ju të luani me siguri (protokolli FIGC na ka bindur) por që të luani. Të papërgjegjshëm janë ata që nuk i konsiderojnë efektet që bllokimi i kampionatit do të prodhonte në mungesë të një kohe të besueshme, kohë e cila sipas drejtorit mjekësor të Spallanzani Francesco Vaia nuk është asgjë më shumë se një pretendim dhe, si i tillë, joracional”, thuhet në artikull.

Të fundit