Flash News

KRYESORE

Sonte luhet Derbi i Madoninës, formacionet zyrtare Milan-Inter

Sonte luhet Derbi i Madoninës, formacionet zyrtare Milan-Inter

Sonte në orën 18:30 do të luhet derbi Milan-inter, i cili u shty më 4 mars për shkak të ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astorit.

Nëse derbi do të ishte luajtur në fillim të marsit skuadra e Gattusos do të kishte mundësi shumë të mira për të fituar, pasi Interi asokohe regjistronte vetëm dy fitore në 11 ndeshjet e fundit dhe për më tepër, prej më tepër se një muaji i mungonte kapiteni Icardi.

Për momentin treshja Roma-Inter-Lazio ndahet nga tre pikë në klasifikim, ndërsa Milani aktualisht pozicionohet në vendin e 6, i distancuar me 8 pikë nga zikaltërit.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma, Rodriguez, Romagnoli, Bonnuci, Calabria, Montolivo, Bonaventura, Kessie, Calhanoglu, Suso, Cutrone.

Inter: Handanovic, Cancelo, Miranda, Skriniar, D’Ambrosio, Brozovic, Gagliardini, Candreva, Rafinha, Perisic, Icardi.

Të fundit