All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sonte luhet El Clasico, Ramos: Ju tregoj si ndalet Messi

Sonte luhet El Clasico, Ramos: Ju tregoj si ndalet Messi
All - Paragraf - 1

Camp Nou sonte do të shkëlqejë me dy nga skuadrat më të mira në botë, Real Madrid dhe Barcelona. El Clasico do të nisë në orën 20:00 dhe e gjithë bota e ka mendjen te ky takim elektrizues.

All - Paragraf - 3

Mbrojtësi i "Los Blancos", Sergio Ramos, ka folur për këtë takim dhe sidomos për duelin me "armikun" e tij më të madh në fushën e lojës, Leo Messi.

"Nuk diskutohet që Mesi është një lojtar special dhe nuk mund ta mbrosh si të ishte lojtar i zakonshëm. Mendoj se ai ka disa karakteristika të veçanta dhe mund të na dëmtojë nëse nuk tregohemi të kujdesshëm. Duhet të luajmë së bashku, pa i lejuar asnjë hapësirë. Ai duhet ta prekë topin sa më pak", ka deklaruar mbrojtësi spanjoll.

"Barcelona ka skuadër të fortë. E dimë se çfarë na pret. Ne duhet të futemi gjithmonë me besim. Kjo do të jetë një sfidë e madhe e futbollit të bukur. Do të fitojmë ne", ka shtuar Ramos.

Të fundit