Flash News

KRYESORE

Sonte luhet Juventus-Inter, në stadium do të jenë vetëm... 500 vetë!

Sonte luhet Juventus-Inter, në stadium do të jenë vetëm...

Juventus-Inter është ndeshja e shumëpritur e Serie A. U shty sa u shty, por derbi i Italisë përfundimisht do të luhet sonte në orën 20:45 më dyer të mbyllura.

Për shkak të Coronavirus-it, që ka frikësuar gjithë Italinë, në stadium do të jenë vetëm 500 të akredituar. Këtu përfshihen dy skuadrat bashkë me zëvendësuesit dhe lojtarët në tribunë, stafet teknike dhe mjekësore, përfaqësues nga Federata Italiane e Futbollit, skuadra e arbitrave, presidentët dhe drejtuesit.

Nuk duhen fotografët dhe rojet e sigurisë, sepse plotësojnë këtë 500-she fatlume sonte. Pjesa tjetër e futbolldashësve do ta ndjekin ndeshjen nëpërmjet televizionit.

Të fundit