Flash News

KRYESORE

Sonte luhet përballja Bayern-Real Madrid, Zidane: Jemi 150% gati

Sonte luhet përballja Bayern-Real Madrid, Zidane: Jemi 150% gati

Mbrëmjen e sotme pritet të luhet përballja e dytë e gjysmëfinales së ‘Champions League’, ajo mes Bayernit të Mynihut dhe Real Madridit.

Trajneri i bardhezinjve, Zidane, është shprehur se ekipi i tij është gati si fizikish dhe psikologjikisht për këtë sfidë të vlefshme për kualifikimin në finale.

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk i tremben aspak Bayernit.

“Jemi gati, nuk i trembemi aspak Bayernit pasi jemi shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. E dimë që do jetë ndryshe nga një vit më parë por ne do të japim 150% për të kapur finalen”, ka thënë tekniku i madrilenëve.

Ndërkohë, trajneri i ekipit gjerman, Jupp Heynckes shprehet është shprehur se përballja e mbrëmjes së sotme do të jetë e ngjashme me atë të vitit 2013-të ku fituan.

Ai gjithashtu ka thënë se në sfidat e ‘Champions’ nuk ka favoritë por vetëm ndjesi të mira.

“Jemi në një formë të ngjashme si në vitin 2013-të kur fituam tripletën. Unë kam kujtime të mira nga Champions. Në këto sfida nuk ka favoritë por kam ndjesi të mira”, ka përfunduar ai.

Ndërkohë kujtojmë se përballja e sotme mes dy ekipeve pritet të luhet në orën 20:45 në “Allianz Arena”.

Të fundit