Flash News

KRYESORE

Sonte luhet përballja e dytë Roma-Liverpool, skuadra favorite për finale e madhe të ‘Champions’

Sonte luhet përballja e dytë Roma-Liverpool, skuadra favorite për

Sonte do të luhet gjysmëfinalja e dytë e “Champions League” mes Romës dhe Liverpoolit, përballje e cila do të përcaktojë edhe skuadrën e dytë finaliste që do të ndeshet me Realin e Madridit.

“The Reds” vijnë më të favorizuar pas rezultatit të thellë 5-2 të arritur në “Anfield”, ndërkohë që do të kenë përballë Romën e cila mund të përsërisë përmbysjen e rezultatit ashtu siç bëri me Barcelonën.

Statistikat tregojnë se asnjë skuadër nuk ka mundur të përmbysë disavantazhin 5-2 në sfidat e Ligës së Kampioneve.

Roma ka fituar 4 ndeshjet e fundit të saj në ‘Olimpico’, dy nga të cilat me një diferencë prej 3 golash, ndërsa Liverpool është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje në këtë edicion të ‘Champion League’, ku ka 7 fitore dhe 4 barazime.

Ndërkohë kujtojmë që ndeshja do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Të fundit