Flash News

KRYESORE

Sonte luhet Shkëndija-Salzburg, tetovarët kërkojnë kualifikimin në Champions

Sonte luhet Shkëndija-Salzburg, tetovarët kërkojnë

Skuadra e Shkëndijes, e drejtuar nga Qatip Osmani do të luajë sot ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve me Salzburgun dhe për t’u kualifikuar nuk do të jetë aspak e lehtë duke qenë se ndeshjen e parë e ka humbur 3-0.

Tekniku i tetovarëve është shprehur se ekipi do të mbajë shpresë deri në fund dhe do të jetë i angazhuar për të dhënë një paraqitje sa më të mirë.

“Shpresa kemi, edhe pse është një rezultat i thellë. Ne duhet të përgatitemi që të zhvillojmë një lojë sa më të mirë. Në futboll ndodh gjithçka, Shkëndija do të hyjë në fushë e motivuar dhe e angazhuar për të bërë një paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Osmani.

Ndeshja mes Shkëndijes dhe Salzburgut do të luhet në orën 20:15 në stadiumin “Filip II” të Shkupit.

Të fundit