Sonte në orën 18:00, hip-hop nga Ledri Vula dhe Lyrical Son

Mbrëmë shumica e medieve kanë shkruar për postimin e parë të Ledri Vulës me të dashurën e tij, Sara Hoxhën, romancë disa vjeçare, për të cilën ishin në dijeni fansat dhe mediat por asnjëherë e konfirmuar nga vetë reperi.

Teksa u sigurua mirë “për vëmendjen”, sonte Ledri do t`i dhurojë fansave hip-hop, me projektin e tij më të ri. Në orën 18:00, Vula do të publikojë këngën e tij të re “100” në bashkëpunim me Lyrical Son.

Klipi është xhiruar në New York teksa kanë qenë në koncerte. Fansat kanë komentuar duke u shprehur se mezi presin që të dëgjojnë këngën e tyre të re.