Flash News

KRYESORE

Sonte përballja me Spalin, Leonardo flet për të ardhmen e Gattusos te Milani

Sonte përballja me Spalin, Leonardo flet për të ardhmen e

Sonte në mbrëmje, Milani do të përballet me ekipin e Spalin, në një sfidë që sipas mediave italiane do të përcaktojë edhe fatin e trajnerit Gattuso në pankinën e kuqezinjve.

Por, dy drejtuesit e Milanit, Paolo Maldini dhe Leonardo, kanë theksuar se ata po punojnë për përmirësimin e skuadrës dhe se Gattuso nuk do të "preket".

“Gattuso nuk preket. Nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë në diskutim e ardhmja e tij në stolin e Milanit, ndërsa mund t’ju garantoj se nuk është aspak e vërtetë që kemi kontaktuar trajnerë të tjerë, për të zëvendësuar Ringhion. Ajo që është e vërtetë, është momenti i vështirë që po kalojmë, të cilin duhet ta kalojmë duke kontribuuar të gjithë bashkë më shumë”, deklaroi Leonardo, ndërkohë që edhe Maldini  në fjalën e tij mbajti të njëjtën linjë.

Leonardo, gjithashtu tha se në merkaton e janarit mund të huazojnë disa lojtarë për të krijuar një grup konkurrues për gjysmën e mbetur të kampionatit.

Të fundit