Flash News

KRYESORE

Sonte përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Europa League’, ekipet pretendente

Sonte përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Europa League’, ekipet

Sonte do të luhen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, përcaktuese për gjysmëfinalet e Europa League.

Skuadra pretendente e këtij trofeu konsiderohet Altetico Madrid, për shkak të eksperiencës  dhe për faktin që kualifikimin për në gjysmëfinale e ka thuajse të sigurtë, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë përballë Sportingut të Lisbonës.

Pas Alteticos, një tjetër skuadër që konsiderohet pretendente për trofeun e ‘Europa League’ është edhe Arsenali, i cili gjithashtu thuajse e ka siguruar kualifikimin për më tej, për shkak të fitores së thellë 4-1 në ndeshjen e parë përballë CSKA-së së Moskës.

Në ndeshjet e para, përballja mes Lazios dhe Salzburgut ishte ndeshja me më shumë gola, pasi bardhekaltrit italianë fituan me shifrat 4-2.

Pasi ka siguruar titullin kampion në kampionatin austriak, Salzburgu duket se do të pretendojë të shfrytëzojë faktorin fushë, mbrëmjen e sotme, ndërkohë që për të gjithë shqiptarët, kjo ndeshje do të jetë edhe një përballje në distancë mes portierit Thomas Strakosha të Lazios dhe sulmuesit kosovar të Salzburgut, Valon Berisha.

Ndërsa përballja më e fortë sportive në bazë të rezultatit të ndeshjes së parë luhet në “Velodrome” të Marsejës, ku Olimpikut vendas i duhet të përmbysë disavantazhin e një goli, pas humbjes me Leipzigun në ndeshjen e parë.

Të fundit