Flash News

KRYESORE

Soreca: BE është e gatshme të ndihmojë në planin e ndihmës së rindërtimit

Ambasadori i BE-së, Luiggi Soreca u shpreh se Bashkimi Evropian është e gatshme të ndihmojë në planin e ndihmës së rindërtimit. Ai tha në takimin me ambasadorët dhe kryeministrin Rama në "Pallatin e Brigadave" se është shumë e rëndësishme të bëhet vlerësimi i pas fatkeqësisë.

“Fakti që komisionari po vjen këtu të mërkurën, është një shenjë e fortë që ne duam t’ju jemi pranë dhe se jemi të gatshëm të bëjmë atë nevojitet, që të shikojmë planin e ndihmës dhe rindërtimit. Për mendimin tonë, duhet të bëhet vlerësimi i pas fatkeqësisë që është shumë i rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme që të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Çdo institucion që doni të komunikoni do t’ju kërkojë vlerësimin e pas fatkeqësisë. Do të donim të shprehnin gatishmërinë që këtë bashkërendim ta zgjerojmë përtej vende anëtare, me ato shtete që janë pranë mekanizmit tonë. Ne jemi gati të marrim interesa gatishmërinë atyre që duan të na bashkohen. Jemi të gatshëm të shërbejmë si pikë kontakti, përtej bashkërendimit tonë.”

Të fundit