Flash News

KRYESORE

Soreca: BE-ja mbështet reformën në drejtësi, 2020-a do të jetë vit kritik

Soreca: BE-ja mbështet reformën në drejtësi, 2020-a do

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca deklaroi se unioni e mbështet plotësisht reformën në drejtësi, që sipas tij është rruga e vetme për në BE. Sipas tij, vitit 2020 do të jetë vendimtar, sepse duhen finalizuar reforma, pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

“Kemi synim ta mbështesim reformën në Shqipëri dhe të ecim krah për krah sepse qytetarët shqiptarë kanë vendosur besimin e tyre në këto institucione. Na bëtë bashkë sot për të reflektuar mbi reformën më të madhe që ka bërë Shqipëria, reforma në drejtësi. Urime të veçanta për trupat e reja të gjyqësorit që do të kryejnë punë shumë të rëndësishme, që me vendosmëri të vazhdojnë duke i dhënë sistemit të drejtësisë themelet më të forta.

Institucioneve të reja të SPAK i uroj kurajo për ta kthyer shpresën e shqiptarëve në realitet për të gjithë ata që besojnë tek integriteti. BE e ka mbështetur reformën në drejtësi që prej ditës së parë me besimin se kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një demokraci stabël. 2020 do të jetë një vit kritik ku do të konsolidohen të gjitha arritjet e vitit të mëparshëm. Për tu siguruar që reforma është e suksesshme sistemi duhet të zëvendësojë gjyqtarët që nuk e kanë të mundur të punojnë në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Soreca, gjatë takimit me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Gjithashtu, ai shtoi se BE-ja së bashku me miqtë amerikanë do të qëndrojnë në krah për të vazhduar me këtë ritëm reformash.

Të fundit