Flash News

KRYESORE

Soreca bën thirrje urgjente për dialog për të kaluar krizën

Soreca bën thirrje urgjente për dialog për të kaluar

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca u ka bërë thirrje institucioneve që të dialogojnë, pasi vendi nuk ka kohë për të humbur në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. ‏Në një postim në Twitter, ai shkroi se tani është momenti për të gjitha institucionet që të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave.

“Këshilli i Evropës ka riafirmuar sot përkushtimin e vet për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë. Sa i përket vendimit të qartë dhe të rëndësishëm të tetorit të ardhshëm nga Këshilli, tani është koha për të gjitha institucionet shqiptare që të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi.

Dhe të rinisin urgjentisht dialogun mes të gjitha partive që të tejkalojnë situatën aktuale politike, që të mund të sigurojnë që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugëtimin e vet në hyrjen në BE dhe të hedhë hapin e radhës. Nuk ka kohë për të humbur”, shkroi Soreca në profilin tij në Twitter.

Të fundit