Flash News

KRYESORE

Soreca: Hapja e negociatave nuk do të thotë që vendi të aderojë në BE

Soreca: Hapja e negociatave nuk do të thotë që vendi të

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, mendon se hapja e negociatave nuk do të thotë  anëtarësim në union, por progres të vendit.  Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, tha se vendimi në qershor është i një rëndësie kritike për ardhmen e vendit.

“Ne po flasim për progresin, jo për zgjidhjen e të gjitha problemeve në këtë fazë. Hapja e negociatave nuk do të thotë që vendi të aderojë në BE. Kjo do të thotë se vendi ka arritur një nivel të mjaftueshëm progresi në kërkesat e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ka tendenca pozitive në vend. Është shumë e rëndësishme për të shmangur konfuzionin që vendi duhet të jetë në nivelin e pranimit të Bashkimit Evropian

Ne jemi shumë të vetëdijshëm se vendimi në qershor është i një rëndësie kritike për të ardhmen e vendit”, tha ai për median gjermane.

Të fundit