Flash News

KRYESORE

Soreca i dorëzon ISHP-së 20 mijë teste për Covid-19: Ndihmë nga BE

Soreca i dorëzon ISHP-së 20 mijë teste për Covid-19:

Ndihma me 20 mijë komplete testimi për koronavirusin, që BE i dha Shqipërisë, sot është dorëzuar zyrtarisht nga ambasadori Soreca te drejtuesja e ISHP-së. Në një deklaratë të Delegacionit të BE në Tiranë, thuhet se testet janë shumë të rëndësishme në këtë periudhë, kur qeveria po shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave.

“Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dorëzoi sot mostra materialesh kontrolli të testimit për COVID-19 pranë Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë. Kompletet e dhuruara për Shqipërinë do të mundësojnë një saktësi të shtuar për deri në 20.000 komplete testimi COVID-19. Kompletet janë thelbësore për të shmangur rezultatet e rreme negative të testimit dhe veçanërisht të rëndësishme në një moment kur autoritetet publike po shqyrtojnë zbutjen e disa kufizimeve të lirisë së lëvizjes”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë citohet dhe ambasadori Soreca i cili shrpehet: “Solidariteti dhe bashkëpunimi midis BE-së dhe Shqipërisë është më i fortë se kurrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare për të adresuar sfidat e përbashkëta," tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Të fundit