Flash News

KRYESORE

Soreca: Jemi afër krijimit të SPAK dhe BKH, javët në vijim do të jenë kyçe

Soreca: Jemi afër krijimit të SPAK dhe BKH, javët në vijim

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaron se javët e ardhshme janë kyçe për vendin pasi pritet ngritja e strukturave SPAK e BKH, organet që do të luftojnë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

“Javët dhe muajt në vijim do të jenë kyçe pasi jemi afër krijimit të SPAK e BKH.

Gjyqtarët e prokurorët po diskutojnë se si mund të ndiqet në mënyrë efikase lufta kundër korrupsionit dhe  krimit të organizuar.

Bisedoj shpesh me qytetarët kur shkoj në bashki të ndryshme apo kur ec në rrugë shoh që qytetarët kanë shpresa dhe e dinë që këto reforma në drejtësi do kenë ndikim pozitiv në jetën e tyre, ky është edhe mendimi i BE”, tha Soreca sot gjatë një takimi, duke përsëritur se “20 mln euro do të vihen në dispozicion për rezultatet në këtë drejtim, për hetime financiare, konfiskimet, akademisë së sigurisë dhe bashkive për zbatimin  alternativave ekonomike punëve të ndryshme në rajone.

Partneriteti ynë shkon përtej zbatimit të ligjit si mbështetje mjedisit dhe përmirësimi i cilësisë së ujit.

Po ashtu, 6 mln euro do vihen në dispozicion për rehabilitimin e Bylisit, një vendit unik për Shqipërinë”, u shpreh Soreca, i cili e mbylli fjalën e tij me thirrjen që reformat duhet të ecin përpara.

Të fundit