Flash News

KRYESORE

Soreca: Konferencë donatorësh nga BE në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka bërë publike konkluzionet e mbledhjes së Këshillit Evropian lidhur me ndihmën që do t’i ofrohet Shqipërisë pasi u godit nga tërmeti më 26 nëntor.

“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”, shkruan Soreca në Twitter.

Konferenca e donatorëve do të mbahet në datë 16 janar të vitit 2020, pas përfundimit edhe të përllogaritjes së dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Të fundit