Flash News

KRYESORE

Soreca kundër paketës së ligjeve anti-shpifje të qeverisë për mediet online

Soreca kundër paketës së ligjeve anti-shpifje të

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca kritikoi projektligjet “Rama” për mediat online dhe e bëri të qartë se Komisioni Evropian do të kundërshtojë paketën e ligjeve "anti-shpifje". Ai argumentoi se projektligjet nuk respektojnë në tërësi standardet e BE-së për Lirinë e Fjalës.

Deklarata e tij u bë gjatë ceremonisë së shpërndarjes së Çmimeve të Bashkimit Evropian për Gazetari Investigative në Shtëpinë e Evropës në Tiranë.

Soreca mendon se AMA nuk mundet të kryejë rol mbikëqyrës për mediat online dhe se Bashkimi Evropian nxit vetërregullimin e medies si mënyrë për të luftuar dezinformimin apo lajmet false.

“Kur bëhet fjalë për të luftuar dezinformimin, ndonëse ne kemi njësoj si autoritetet shqiptare shqetësime për sa i përket dezinformimit, komisioni rekomandon përqasje që janë më pak të ashpra, bazuar në një përqasje vetërregulluese. Kjo është përqasja që Komisioni Evropian propozon në [dokumentin] Komunikimi në Trajtimin e Dezinformimit Online,” tha Soreca.

Ai shtoi se Komisioni Evropian shqetësohet njësoj si organizatat e tjera ndërkombëtare në lidhje me mungesën e qartësisë ligjore dhe zgjerimin e funksioneve dhe kompetencave të Autoritetit të Medies Audiovizive për të përfshirë rregullimin e medias online. Dhe kjo sepse mund të shkaktohen efekte negative në lirinë e shprehjes.

Soreca shtoi se ndonëse disa shqetësime trajtohen në projektligjet e propozuara nga qeveria, draftet ligjore nuk janë në përputhje me standardet e BE-së për Lirinë e Shprehjes.

Projektligjet e propozuara nga qeveria Rama janë aktualisht në procedurë shqyrtimi parlamentar. Ato janë kritikuar pasi shikohen si një sulm kundër demokracisë në Shqipëri.

Të fundit