Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Soreca për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë: Qytetarët kërkojnë pjesëmarrje dhe transparencë në politikëbërje
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, teksa thekson se demokracia në të gjithë botën po përballet me sfida, të përkeqësuara edhe nga COVID.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Soreca shprehet se besimi i qytetarëve në demokraci nuk duhet të merret si i mirëqenë, ndërkohë që ata kërkojnë pjesëmarrje më të madhe në politikëbërje dhe transparencë.
Me tej ai shton se jemi ne ata që duhet të dëgjojmë dhe duhet të ndërtojmë besimin.
“Në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida, të përkeqësuara nga # COVID19. Besimi i qytetarëve në demokraci nuk duhet të merret si i mirëqenë. Qytetarët kërkojnë pjesëmarrje më të madhe në politikëbërje dhe transparencë. Ne duhet të dëgjojmë dhe duhet të ndërtojmë besimin", shkruan Soreca në Twitter.