Flash News

KRYESORE

Soreca: T’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës

Soreca: T’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ngre shqetësimin se media në Shqipëri ndikohet nga politika dhe se shpesh nuk ka transparencë.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Pestë të Zhvillimit të Medias, Soreca tha se po përgatitet një draft i ri kundër dezinformimit.

“Ka pasur zhgënjim sa i përket kushteve ekonomike dhe politike për të zbatuar lirinë në media. Duhet t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës. Bashkë me Këshillin e Evropës kemi prezantuar projektin tonë të përbashkët sa i përket lirisë së medias. Liria e shprehjes është shumë e rëndësishme.

Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer sa i përket lirisë së medias. Duhen edhe kapacitet të reja për të mbështetur gazetarët. Duam të mbështesim edhe gazetarët, sidomos ata të investigimit. Duhet ndjekur me vëmendje situata politike në vend. BE ka bërë përpjekje për të mbështetur të gjitha shërbimet e medias.

Kemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara. Informacionet e pasakta janë shumë të këqija dhe dëmtojnë median. Dizinformimi është gjithashtu shumë i dëmshëm. Presim një draft të ri që të jetë pikërisht për këtë çështje”, u shpreh ambasadori Soreca.

Të fundit