Flash News

KRYESORE

Soreca uron shqiptarët për negociatat, por harron nëntë kushtet

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar shqiptarët për vendimin e Bundestagut për hapjen e negociatave. Në postimin në Twitter, megjithatë, ai nuk përmend se Shqipëria duhet të plotësojë 9 kushte para se negociatat të happen zyrtarisht.

“Bundestagu gjerman ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor”, shkruan ai.

Këto janë 9 kushtet që Gjermania vendosi për Shqipërinë:

  • Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK;
  • Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese;
  • Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë;
  • Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu;
  • Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj;
  • Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave;
  • Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
  • Reforma në administratë;
  • Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale;

Të fundit