Flash News

KRYESORE

Sormani dënon mesfushorin, i tregon vendin milionerit të Partizanit

Partizani nuk po kalon një moment të mirë dhe trajneri Adolfo Sormani ende nuk ka marrë pikën e parë në krye të të kuqve. Ai është shumë i zhgënjyer nga momenti që po kalojnë të kuqtë.

Tekniku italian ka dënuar Aristotelos Romeron shkruan Panorama Sport. Mesfushori acaroi teknikun në ndeshjen ndaj Kukësit, pasi vonoi të bëhej gati të futej në fushë. Kjo solli nervozizmin e teknikut që la në stol.

Drejtuesit kanë gjobitur futbollistin, ndërsa tekniku italian nuk e ka grumbulluar për ndeshjen e sotme ndaj Luftëtarit. Venezueliani ka patur dhe probleme të tjera me klubin, pasi është përfolur për jetë nate.

Të fundit