Flash News

KRYESORE

Sormani tregon suksesin e Partizanit, italiani flet për fazën përgatitore

Sormani tregon suksesin e Partizanit, italiani flet për fazën

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, ka folur pas fazës përgatitore në Turqi. Tekniku mendon se skuadra e tij mund të bëjë mirë në kampionat dhe flet për gjendjen e tij.

"Kjo fazë përgatitore ishte një mundësi shumë e mirë për mua për të njohur të gjithë lojtarët. Edhe pse shumë prej tyre i njoh, përgatitjet këtu më kanë dhënë një dorë të mirë për t’u familjarizuar edhe më shumë me grupin. Gjatë gjithë fazës kam shfrytëzuar çdo orë dhe çdo moment për të folur me lojtarët dhe për t’i njohur më mirë.

"Gjithashtu në aspektin fizik duhet të përmirësohemi ende shumë për të plotësuar pritshmëritë që unë kam për këtë skuadër dhe për të aplikuar idenë që unë kam për futbollin. Vullneti dhe sjellja e skuadrës ka qenë shumë pozitive. Nëse mendon se pas 8 ditëve lojtarët i kanë asimiluar idetë që ke për futbollin, atëherë duhet të jesh i çmendur".

Të fundit