Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Sot, 12 vjet më parë Kosova u shpall shtet i pavarur.
17 shkurti i 2008-ës ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për banorët kosovarë.
Për shumë vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobadan Millosheviç.
Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të pavarësisë.
Aktivitetet
Për nder të shënimit të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës pritet të organizohen një sërë aktivitetesh përgjatë gjithë ditës së sotme.
Kështu, në orën 8:00 do të bëhet ngritja e flamurit në oborrin e Qeverisë, më pas në orën 09:10, vendosje kurorash me lule te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe do të vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi, te varrezat në Velani.
Në ora 11:00 mbahet seanca solemne në Kuvendin e Kosovës, nën kujdesin e Vjosa Osmanit, kryetare e Kuvendit të Kosovës. Të
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës, ora 12:00, ku do të mbahet dhe një fjalim.
Në orën 13:00, është parashikuar të bëhet prezantimi i Obeliskut NEËBORN me pamje të re.
Në mbrëmje duke filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, do të organizohet pritja shtetërore nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi, ku të pranishëm pritet të jenë udhëheqës të lartë shtetërorë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë.
Edhe Ministria e Kulturës ka menduar një varg aktivitetesh, në Muzeut Kombëtar të Kosovës do të hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”, ndërsa po në Muzeun e Kosovës hapet ekspozita arkeologjike “Kosova dhe Adriatiku”.
Në ora 17:00 në Teatrin Kombëtar, Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Ngjyrat e Vallëzimit”. Po në teatër, nga ora 20:00, nis koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” etj.