Sot, 21 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

Më 12 shtator të vitit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet u vra me armë zjarri, Azem Hajdari, deputeti dhe ish-kryetari i parë i Partisë Demokratike.

Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Dy ditë më pas, turma e irrituar dhe mbështetëse e PD-së sulmuan me armë objektet e qeverisë, duke mbajtur në krahë arkivolin me trupin e vdekur të Azem Hajdarit dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Fatos Nano.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë ish kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari.

Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për ngjarjen e shekullit, ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit.

Ceremonia përkujtimore

Sot paradite do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e 21 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit.

Konfirmohet se të pranishëm do të jenë kreu demokrat, Lulzim Basha, së bashku me Sali Berishën, familjen Hajdari dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike.

Ceremonia pritet të bashkojë pas 7 muajsh deputeten Hajdari, e cila është shpallur ‘non-grata’ në selinë blu për shkak të vendimit të saj për të mos djegur mandatin.

Rudina po ashtu pritet përshëndes Berishën, me të cilin nuk ka pasur ndonjë divergjencë, të paktën në publik, ashtu si me Bashën.

Axhenda:

10:00  CEREMONIA PËRKUJTIMORE PRANË MEMORIALIT

Vendosje kurorash – muzikë funebre (foni)

o   Kurorat mbahen nga të rinjte e FRPD

o   Protokolli i vendosjes së kurorave

–       Kryetari

–       Prof. Dr. Sali Berisha

–    Familja Hajdari

–    Bujar Nishani

–       Sekretari i Pergjithshem

–    Edi Paloka & Edmond Spaho

–       FRPD & LDG

–    Familja Cera

–    Buqeta me lule nga të tjerë

-Himni

Marrin pjesë: Deputetët, Kryesia  e PD,  FRPD, Lidhja e Gruas, Kolegji i Kryetarëve, Këshilli Kombëtar, Kryesitë e Degëve të Tiranës, Dhjetori ’90

10:30 Deklaratë e Kryetarit Basha për mediat në përfundim të ceremonies

10:45 VARREZAT E DËSHMORËVE

Buqetë me lule Kryetari, Prof. Dr. Berisha, Familja Hajdari

Marrin pjesë: Deputetët, Kryesia  e PD,  FRPD, Lidhja e Gruas, Kolegji i Kryetarëve, Këshilli Kombëtar, Kryesitë e Degëve të Tiranës, Dhjetori ’90

11:15 – 12.00 VIZITË NË FAMILJE

Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha, Bujar Nishani, Sekretari i Pergjithshem, 2 Nënkryetarët, Kryetari i LDG dhe FRPD.