Flash News

KRYESORE

Sot 9 vite më parë u zhvillua dasma mbretërore e Kate Middleton dhe Princit William

Nëntë vjet më parë, Kate Middleton u martua me Princin William në Westminster Abbey. Sot, ata po festojnë përvjetorin e nëntë të martesës së tyre larg ngutjes së Londrës, në shtëpinë e tyre, në Anmer Hall, në Norfolk. Çifti do të festojnë përvjetorin e tyre pa zhurma e festime por private me fëmijët e tyre Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Ndërsa Duka dhe Dukesha e Kembrixhit zakonisht festojnë përvjetorin e tyre në mënyrë private, këtë vit është jashtëzakonisht i kufizuar në atë që ata - dhe çdo çift në Angli e në shumë vende të botës - mund të bëjnë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kate dhe William janë të karantinuar në shtëpinë e tyre në Norfolk prej disa javësh. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit bënë postimin rreth përvjetorit të tyre në Instagram-in e tyre. Çifti mbretëror ndanë një foto nga dasma e tyre dhe falënderuan fansat për të gjitha dëshirat e mira. "🎊 Nëntë vjet më parë sot - faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja të bukura në përvjetorin e martesës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit!" – shkruan skuadra e tyre krahas fotos.
 
View this post on Instagram
 

🎊 Nine years ago today – thank you for all your lovely messages on The Duke and Duchess of Cambridge’s wedding anniversary!

A post shared by Kensington Palace (@kensingtonroyal) on

Të fundit