Flash News

KRYESORE

Sot 92-vjeç, Mahathir Mohamad mund koalicionin qeverisës pas 60-vitesh

Sot 92-vjeç, Mahathir Mohamad mund koalicionin qeverisës pas

Ish-kryeministri malajzian Mahathir Mohamad, sot 92 vjeç, ka shënuar fitore historike në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.

Komisioni Zgjedhor në Malajzi raporton se aleanca e opozitës së Mahathirit kishte fituar 115 vende në parlament, duke tejkaluar pragun e 112 vendeve të nevojshme për të formuar një qeveri.

Mahathir Mohamad mundi koalicionin qeverisës ‘Barisan Nasional’, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 60 vjetësh, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Britania.

Edhe vetë lideri i ri i Malajzisë, ka qenë pjesë e këtij koalicioni qeverisës deri në vitin 2016, kur u largua për të sfiduar liderin Najib Razak.

Të fundit