Flash News

KRYESORE

Sot ‘Dita Botërore e Autizmit”, cilat janë shenjat

Sot ‘Dita Botërore e Autizmit”, cilat janë shenjat

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas dore. Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

Cilat janë shenjat e fëmijëve autik:

  • Luajnë me lodra në mënyrë të papërshtatshme
  • Pamundësi për t`u socializuara
  • Hiperaktivitet ose pasivitet
  • Qesh ose qan në mënyrë të papërshtatshme
  • Ndjeshmëri të lasrtë ose të ulët ndaj zhurmave
  • Kanë të folur të varfër ose nuk flasin fare
  • Lidhen në mënyrë të ngushtë me objektet
  • Nuk kanë dëshirë t`iu prishësh rutinën
  • Nuk e njohin frikën

Të fundit