Flash News

KRYESORE

Sot dita e 61-të e protestës, banorët e Astirit: Pas 7 janarit ministrat do të jenë në burg

Sot dita e 61-të e protestës, banorët e Astirit: Pas 7 janarit

Për 61 ditë radhazi, edhe sot banorët e zonës së Astirit kanë dalë në protestë duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re, i cili prek shtëpitë e tyre.

Ata shprehen se do të vijojnë të jenë në rrugë për të mbrojtur  banesat e tyre me çdo kusht.

“Burg për hajdutët” dhe “qeveri e krimit” kanë qenë disa nga thirrjet e tyre, ndërkohë që theksojnë se pas 7 janarit do të ngrihet i gjithë populli në protestë.

“Pas 7 janarit do të ngrihet i gjithë populli. Ministrat e tij do të jenë në burg. Kanë shkelur ligjin dhe kanë vjedhur. Unaza e Re është diçka tjetër, sepse këta njerëz janë të devotshmit e republikës. Ata janë ngritur për të mbrojtur pronat dhe nderin e tyre”, tha një nga banorët.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ritheksoi se të gjithë përgjegjësit e aferës korruptive tek projekti i Unazës së Re duhet të jenë në burg.

“Ende sot nuk kemi marrë përgjigje nga Rama, sepse ka një arsye të thjeshtë. Bandat nuk lejojmë të sprapset nga ndërtimi. Të shkojnë në burg përgjegjësit, duke filluar nga Erion Veliaj, Edmond Bego dhe Edi Rama. Këtu kemi të bëjmë me një qeveri të kapur dhe të korruptuar”, u shpreh Klevis Balliu.

Të fundit