Flash News

KRYESORE

Sot ditë zie në Kosovë, i jepet lamtumira e fundit artistes Nexhmije Pagarusha

Sot ditë zie në Kosovë, i jepet lamtumira e fundit artistes

Kosova e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie kombëtare.

Në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpallë ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare.

Varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet sot në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare sipas amanetit të saj të fundit.

Pagarusha është konsideruar, si “Baresha” e këngës shqipe, me këngën që mban të njëjtin titull, kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexhep Mulliqi.

Të fundit