Flash News

KRYESORE

Sot ditëlindja e 65-të e Putin, në Rusi protesta masive

Sot ditëlindja e 65-të e Putin, në Rusi protesta masive

Sot në ditën e lindjes së presidentit Vladimir Putin, mijëra qytetarë rusë kanë protestuar në 80 qytete të vendit. Janë pikërisht mbështetësit e liderit të opozitës Alexei Navalny të cilët kërkojnë që ai të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Shumica e manifestimeve kanë qenë të paligjshme, përfshirë ato të zhvilluara në Moskë dhe Shën Pietërburg. Aktualisht Navalny po shlyen një dënim prej 20 ditësh në burg për shkelje të ligjit për organizimin e mitingjeve. Kjo është hera e tretë që ai dërgohet prapa hekurave. 

Autoritetet elektorale ruse deklarojnë se ai nuk mund të garojë në zgjedhjet e marsit për shkak të një dënimi tjetër që ka marrë, por që i është pezulluar. 

Në muajt e fundit Navalni ka udhëtuar në mbarë Rusinë në përpjekje për të realizuar fushatë elektorale. Ai pritej që këtë të shtunë të mbante mitingun e radhës në Shën Peterburg, që është dhe qyteti i lindjes i presidentit Putin. 

Organizatorë të tjerë të mitingut dhe kryetarë të lëvizjes demokratike Rusia e Hapur, e mbështetur nga ish-bosi i naftës Mikhail Khodorkovsky, janë arrestuar gjithashtu. Të tjerë janë arrestuar pasi u mblodhën në sheshin Pushkin të Moskës.

Të fundit