Flash News

KRYESORE

Sot ditëlindja e aktorit Met Bega, mesazhi prekës i së bijës, Matildës

Sot ditëlindja e aktorit Met Bega, mesazhi prekës i së

Aktori i shquar i skenës dhe keranit, Met Bega, sot do të festonte 71-vjetoeirn e tij të lindjes. Fatkeqësisht ai u nda nga jeta, para kohe, pas një sëmundje të rëndë, më 21 prill 2015.

Por, në ditëlindjen e aktorit është kujtuar vajza e tij, Matilda, e cila ka përcjellë për miqtë, kolegët dhe gjithë artëdashësit një mesazh prekës për të atin. Përmes një statusi në “Facebook”, Matilda shkruan se pak kush e di emrin e saj, pasi të gjithë e njohin si vajzën e Met Begës.

Aktorit i madh i humorit që ka bërë të qeshin miliona shqiptare dhe vijon ende sot të sjellë humor me krijimtarinë e tij të lënë pas u nda nga

E bija e tij Matilda thotë se nuk do kujtojë asnjëherë ditën e vdekjes por ditën e lindjes që babai e festonte dy herë.

“Sot është data 7 Gusht një datë që nuk do ta harroj derisa të vdes është data e ditëlindjes së babait tim. Unë jam Matilda Bega por pak ma dinë emrin. Unë për të gjithë jam e bija e Met Begës.

Edhe pse u bënë 2 vite pa babin përditë e njëjta pyetje mos je gjë e bija e Met Begës. Sa mirë ndjehem se kështu ai mbetet me mua deri në vdekje.

Edhe pse mama e 2 fëmijëve mbetem e bija e Metit madje edhe fëmijëve të mi Reas edhe Geldit tashmë u thonë mbesa dhe nipi i Met Begës për të cilët gjyshi pati shumë ëndrra, por nuk mundi, u sëmur, vuajti shumë nga një sëmundje të cilën ai nuk e meritonte. Gjithsesi për një gjë jam e sigurt ai vuajti gjatë nga sëmundja në tokë, por tashmë një gjë është e sigurt, ai është në parajsë. Kurrë nuk do ja kujtoj ditën e vdekjes tim ati por për të ka vetëm një datë, data e lindjes 7 gusht. Këtë datë ai vetë e kishte të shenjtë: bënte 2 festa, një në shtëpi e një me kolegët e estradës. Gëzuar ditëlindjen baba, festo aty në parajsë ku e meriton”, shkruan Matilda Bega.”

 

Të fundit