Flash News

KRYESORE

Sot ditëlindja e PS, ç’poston Rama në rrjetet sociale: Kjo është foto e ditës

Partia Socialiste sot feston 27-vjetorin e krijimit të saj. Për këtë ditë, janë organizuar takime jashtë Tiranës, bashkë me kabinetin qeverisës, ndërsa në darkë do të përmbyllet me një festë te Kodra e Diellit.

Ndërkohë, vetë kryeministri Edi Rama ka postuar një foto-pikturë në profilin e tij në facebook, të cilën e cilëson si foton e ditës.

“27 vjet Partia Socialiste”, shkruan Rama me shkrim dore mbi një trëndafil të kuq dhe një emoji të buzëqeshur, si duket një pikturë e shpejtë nga vetë dora e Edi Ramës.

Të fundit