Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Sot do fliste në Parlament, shtyhen me 3 muaj hetimet ndaj Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtyrë hetimet me tre muaj të tjerë për dosjen “Tahiri”.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që prokuroria zgjat afatin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku pjesa më e madhe e këtij grupi janë arrestuar në Itali.
Krimet e Rënda po presin letërporositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora, shkruan AbcNews.
Po ashtu mësohet se Gjykata e Lartë nuk ka vendosur ende për kërkesën e Prokurorisë që kërkon ndalimin e Tahirit për të dalë jashtë vendit.
Kujtojmë që sot, ish-ministri do të mbante fjalën në Parlament si deputet i pavarur, por seanca u bojkotua nga opozita.