Flash News

KRYESORE

“Sot do të shpalosen prova të tjera për Xhafajt”, paralajmërimi i fortë i Bashës

“Sot do të shpalosen prova të tjera për Xhafajt”,

Pas dokumenteve të publikuara ditën e djeshme nga Partia Demokratike, për përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt në çështjet e drogës, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një tjetër paralajmërim.

“Sot nga selia e PD-do të shpalosen prova të tjera... Dje Xhafaj tha se nuk ka asnjë përgjegjësi, e vërteta tronditëse është se Xhafaj ka përgjegjësi ligjore, politike dhe penale. Sipas ligjit detyrë e MB është identifikimi i personave të dënuar me vendim të formës së prerë, dhe të merrnin masat që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.

“Është shtrembëruar kodi i procedurës penale për të siguruar paprekshmërinë për të mos u ekstraduar në Itali dhe të mos dënohet në Shqipëri. Ministri ka falsifikuar dokumentet zyrtare të reformës në drejtësi për të ruajtur vëllain. Ai falsifikon ligjet për të mbrojtur vëllain. Fatmir Xhafaj dhe vëllai janë kokat e familjeve mafioze. Në Vlorë shtëpitë  e makinat shkëmbehet me qese droge”, tha më tej Basha duke shtuar se Fatmir Xhafaj duhet të dilte nga salla e Kuvendit me pranga në duar.

Të fundit