Flash News

KRYESORE

Sot duhet të festoni, 6 korriku dita botërore e puthjes.

Sot duhet të festoni, 6 korriku dita botërore e puthjes.

Më 6 korrik të çdo viti festohet dita botërore e puthjes, një festë që nuk duhet të humbni rastin për ta festuar. Puthja është aq e bukur, sa edhe e rëndësishme. Të bën të lumtur dhe sjell gëzim në jetën e çdo dite. Mënyrat janë të pafundme, pasionale, të ëmbla, apo intensive. Rëndësi ka të puthni. Edhe sepse duke bërë një veprim të tillë keni edhe një sër përfitimesh...

Lumturi e mirëqenie

Gjatë puthjes, trupi ynë prodhon një sasi domethënëse hormonesh, me të cilave adrenalina, dopamina dhe serotonina. Këto neurotransmetues sjellin në trupin tonë ndjenja mirëqenieje dhe gëzim. Po aq i shëndetshëm është shkëmbimi i baktereve që ndodh gjatë puthjes. Falë këtij fenomeni, trupi ynë stimulohet për të prodhuar antitrupa, që pastaj janë themelore për të parandaluar sëmundje. Puthja sjellë djegien e dymbëdhjetë kalorive, prandaj puthjet sa më të shumta janë një kurë e shkëlqyer për t’u dobësuar. Në të njëjtën kohë, muskujt stimulohen, aq sa bëhen një stërvitje e shëndetshme për trupin tonë.

Bëjeni edhe nëse e ndalojnë

Puthja kur jeni të ftohur nuk është aspak një mënyrë për të përcjellë virusin, që transmetohet kryesisht përmes kontaktit të duarve dhe përmes rrugëve hundore. Prandaj mos kini asnjë problem për të puthur, kur jeni pak me grip. Në disa shtete amerikane, puthja është e ndaluar nëpër zona të caktuara. Në Ëisconsin nuk mund të puthësh nëpër trena, ndërsa në Ioëa, duhet të zgjasin maksimumi 5 minuta. Edhe në Rusi ka një disaprovim të përgjithshëm ndaj puthjeve në publik. Kurse në Francë, që konsiderohet edhe si atdheu i puthjes, është mirë të mos kryhet kur zbritet nga metroja, për të mos bezdisur pasagjerët e tjerë.

Me sy të mbyllur, ose të hapur

Përsa i takon Evropës, puthje më të shumta jepen në Spanjë e Francë, ku çiftet shkëmbejnë deri në dhjetë puthje në ditë. Përgjithësisht ka një prirje që kokat spostohen drejt të djathtës kur puthet, ndërsa mes meshkujve e femrave ka një ndryshim të madh për mënyrën sesi i mbajnë sytë. Meshkujt i kanë të hapura, kurse një pjesë e madhe e femrave i mbyll për të shijuar puthjen me më shumë romanticizëm e pasion. 6 korriku, pse duhet "festuar" dita botërore e puthjes!

Të fundit