Flash News

KRYESORE

Sot e sulmon, por para një viti televizioni i majtë ‘mburrej’ me të dhënat e kompanisë

Prej dy ditësh në mediat e drejtuara nga botuesi Carlo Bolino, gazeta ‘Shqiptarja.com’ dhe televizioni ‘Report Tv’, janë publikuar disa shkrime në qendër të të cilave është kompania e specializuar për matjet e audiencave televizive, ‘Abacus Shpk’.

Shkrimet në fjalë sulmojë kompaninë, e cila, sipas ‘Shqiptarja.com’ dhe ‘Report Tv” ,nuk disponon resurset për të bërë matje të sakta të audiencës televizive.   

Por ky qëndrim i ‘Shqiptarja.com’ dhe ‘Report tv’ nuk është në koherëncës për të mos thënë se media në fjalë, që i përkasin të njëjtit botues, po përdor dy standarte.

Sot, teksa përmendin kompaninë në fjalë, (Abacus) ato listojnë një sërë kritikash ndërkohë që në prill të vitit të kaluar ky televizion ‘mburej’ me të dhënat e pasqyruara nga kompania në fjalë.

Nga një kërkim i thjeshtë në ‘Youtube’ rezulton e hedhur në rrjet një kronikë e televizionit ‘Report tv’ e cila, raporton se “...Report TV, i cili mbrëmë, gjatë emisionit "5 pyetje nga Babaramo" me kryeministrin Rama në studio, sipas kompanisë së matjes Abacus, u rendit i pari në audiencë”.

Teksti kronikës publikuar në Report Tv, 11 Prill 2017 

Televizioni i lajmeve Report TV i drejtuar nga gazetari Carlo Bollino po përball për mrekulli sfidën e audiencës dhe konkurrencën e fortë mediatike në vend. Edhe pse ndër televizionet më të reja informative, me dinamizëm dhe profesionalitet ka siguruar prej kohësh vendin mes 4 televizioneve më të ndjekura në Shqipëri në rangë kombëtar, duke fituar zemrën e teleshikuesve tradicionalë.

Në foto mund të shihni lehtësisht mbarëvajtjen e shikueshmërisë së Report TV, i cili mbrëmë, gjatë emisionit "5 pyetje nga Babaramo" me kryeministrin Rama në studio, sipas kompanisë së matjes Abacus, u rendit i pari në audiencë.

Sipas Abacus, kulmin e shikueshmërisë e arriti në brezin kohor 22:00-22:30, kur u rendit i pari Report TV me 18.62 %, i dyti Top Channel me 17.93 %, i treti TV Klan me 13.79 % i katërt Vizion Plus me 11.03 % dhe i pesti News 24 me 4.83 %. Gjithë televizionet informative të tjera ishin shumë më poshtë. Suksesi në audiencë i Report TV është i konfirmuar edhe nga kompania e matjeve Telemetrix në orare të tjera të ditës.

https://www.youtube.com/watch?v=dInpJ1mGBcw

 

 

 

 

 

Të fundit