Flash News

KRYESORE

Sot festohet Kurban Bajrami, pandemia ndryshon ceremonitë e besimtarëve myslimanë  

Sot festohet Kurban Bajrami, pandemia ndryshon ceremonitë e

Sot, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të Islamit në botë.

Si asnjëherë më parë, kjo festë, ashtu siç ndodhi edhe në Fiter Bajramin, do të festohet në kushte të pandemisë së coronavirusit.

Për këtë shkak të kësaj situate, edhe kreu i KMSH, Bujar Spahiu apeloi një ditë më parë besimtarët që festimet të kryhen duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19.

“Gjatë këtyre ditëve të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19. Shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë në fenë tonë. Kështu që e kemi për detyrë të kujdesemi për veten, familjen, dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë. Me lutjet drejtuar Allahut dhe me kujdesin tonë edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë”, u shpreh Spahiu.

Falja e Kurban Bajramit me masa të reja 

Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Kurban Bajramitu zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë.

– 06:30 – Falja e Namazit

– 06:35 – Hytbeja e Kurban Bajramit, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

Luten të gjithë besimtarët të respektojnë masat e mëposhtme të sigurisë;

  • Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.

    • Të mbahet maska nga çdo besimtar.

    • Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.

    • Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.

    • Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.

    • Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.

    • Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

    • Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të cdo xhamie.

Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme të sigurisë për faljen e namazit të Kurban Bajramit nëpër xhami duke respektuar të njëjtin protokoll.

Kjo ditës festohet që nga periudha e profetit Ibrahim, i cili për nder të Allahut ai kishte vendosur që ta ther kurban të birin e tij të vetëm, ismailin. Në momentin kur profeti Ibrahim nisi ta sakrifikojë të birin, një engjëll ia solli atij një dash. Dhe që nga ajo kohë myslimanët e botë therin kurban.

Të fundit