Flash News

KRYESORE

Sot finalja e Eurovision; për Eugent Bushpepën mund të votohet nga çdo shtet i Evropës

Sot finalja e Eurovision; për Eugent Bushpepën mund të votohet

Sot në Lisbonë të Portugalisë do të zhvillohet finalja e Eurovision. Eugent Bushpepa arriti të kualifikojë Shqipërinë në finale me këngën ‘Mall’ dhe këtë mbrëmje ai pret mbështetje nga të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Shqiptarët që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës kanë mundësi të votojnë për Eugentin në numrat që çdo televizion kombëtar që transmeton Eurovision do të vendosë gjatë festivalit. Finalja mund të ndiqet drejtpërdrejt edhe në faqen e ‘Youtube’ të Eurovision.

Nga Shqipëria nuk mund të votohet për Eugent Bushpepën, por fansat e këtij festivali në vendin tonë kanë mundësi të votojnë për dy këngëtarë të tjerë shqiptarë në garë, Ermal Metën që përfaqëson Italinë dhe Eleni Foureira që përfaqëson Qirpon.

Edhe këtë vit është RTSH që transmeton Eurovisionin në Shqipëri.

Bushpepa do të ngjitet i 12-i në skenë, ndërsa Eleni dhe Ermali do të mbyllin me performancat e tyre natën finale të këtij edicioni.

Të fundit