Flash News

KRYESORE

Sot finalja e Kupës së Konfederatave: Gjermania do të synojë titullin e parë

Sot finalja e Kupës së Konfederatave: Gjermania do të synojë

Pas fitimit të titullit kampion evrope për 21-vjeçarët, dy ditë më parë përballës saponjollëve, ekipi gjerman do të synojë sot titullin e parë edhe në finale e Kupës së Konfederatave, përballë Kilit.

Gjermania erdhi në finale pasi eleminoi Meksikën në gjysmëfinale me rezultatin e thellë 4-1 dhe Kili pasi mundi me penallti Portugalinë e Ronaldos.

Ky është edicioni i dhjetë i kësaj kupe dhe Gjermania nuk e ka fituar asnjëherë kupën, edhe pse është fituese katër herë e Kampinoatit Botëror.

Fituesit e trofeve të Kupës së Konfederatave, para finales së edicionit të 10-të mes Gjermanise dhe Kilit, që do të luhet sot në Saint-Pétersbourg, në orën 20.00, janë:

2013: Brazili

2009: Brazili

2005: Brazili

2003: Franca

2001: Franca

1999: Meksika

1997: Brazili

1995: Danimarka

1992: Argjentina

Të fundit