Flash News

KRYESORE

Sot finalja, Kroacia për të shkruajtur historinë, Franca për ta përsëritur atë

Sot finalja, Kroacia për të shkruajtur historinë, Franca për

Luhet sot finalja mes Francës dhe Kroacisë, ku do të përcaktohet edhe kush do të jetë skuadra kampione e botës. Ndeshja do të nis në orën 17:00 dhe do të luhet ne stadiumin “Luzhniki” të Moskës.

Kroacia është hera e parë që prek një finale Botërori ndërkohë që Franca e ka fituar këtë trofe vite më parë. Francezët shihen si favoritë por një ditë para ndeshjes trajneri Deschamps kërkoi të ulë euforinë duke e cilësuar Kroacinë si një skuadër me eksperiencë.

Sa i përket formacioneve dhe mënyrës së lojës pak a shumë të dyja skuadrat priten të luajnë me të njëjtën mënyrë si tani. Franca do të jetë me të njëjtin formacion si me Belgjikën, ndërsa Daliç është i kushtëzuar nga gjendja fizike e lojtarëve të tij, ku Perisiç është në dyshim për shkak të probleme fizike që ka shfaqur gjatë këtyre ditëve.

Të fundit