Flash News

KRYESORE

Sot hidhet shorti i Champions, priten përballje të forta

Sot hidhet shorti i Champions, priten përballje të forta

Faza e grupeve të Champions League nis sot në orën 18.00 në Montecarlo.

Priten përballje të forta pasi në vazon e dytë janë skuadra si Reali i Madridit, Atletico, Napoli dhe Dortmundi.

Në vazon e parë bëjnë pjesë Liverpool e Chelsea si fituesit e fundit të Champions dhe Europa League. Po ashtu janë edhe fituesit e titujve në ligat respektive Barcelona, Juventus, Bayern Mynih, Psg, Manchester City dhe Zenit.

Ajo që konsiderohet edhe si vazoja e nxehtë është e dyta, ku janë ekipet spanjolle Real e Atletico Madrid, Napoli, Dortmund, Tottenham, Ajax, Benfica e Shakhtar Donetsk.

Në vazon e tretë është Interi i Antonio Contes, Bayer Leverkusen, Lyon,Olympiacos, Valencia, Salzburg, Clube Brugge dhe Dinamo Zagreb. Ndërsa në vazon e katërta janë ekipet më modeste si Lokomotiv e Moskës, Lile, Galatasaray, Atalanta, Slavia e Pragës ,Lajpcig dhe Crvena Zvezda.

Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të luhen më 17 dhe 18 shtator.

Të fundit