Flash News

KRYESORE

Sot kërkojnë ndarjen, por a e dini si u bashkua Katalonja me pjesën tjetër të Spanjës?

Sot kërkojnë ndarjen, por a e dini si u bashkua Katalonja me

Katalonja zhvilloi më 1 tetor të 2017-ës referendumin ku kërkohej pavarësia nga Spanja dhe krijimi i shtetit të ri. Katalanasit kanë një identitet dhe gjuhë të ndryshme nga pjesa tjetër e Spanjës, por atëhere si është bërë bashkimi i tyre?

Gjithçka ka nisur më 19 tetor të 1469-ës, kur Fernando II, mbreti i Arragonës, pjesë e së cilës ishte Katalonja, u martua me mbretëreshën Izabela, që sundonte në Kastilje, mbretëri që sot përfshin pjesën më të madhe të Spanjës.

Martesa e Fernandos me Izabelën bashkoi dy kurorat dhe Arragona me Kastiljen drejtoheshin tani nga një familje.

Unifikimi më i rëndësishëm është bërë gjatë mbretërimit të nipit të Fernandos dhe Izabelës, Karlos. Në vitet 1702-1714 është rebelimi i parë i katalanasve kundër mbretërisë, por në fund ishin trupat mbretërore ato që fituan luftën. Që prej atij viti, katalanasit kanë zhvilluar disa luftra për t’u shkëputur nga Spanja, por deri më sot që flasim krijimi i shtetit të tyre ka qenë i pamundur.

 

Të fundit