Flash News

KRYESORE

Sot lamtumira e fundit për Astorin, e gjithë Italia në Firenze

Ditën e sotme do të jetë ndarja e fundit e familjarëve, miqve, shokëve dhe gjithë opinionit sportiv, me kapitenin dhe qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Davide Astori.

 Në orën 10:00 është parashikuar të mbahet ceremonia e lamtumirës për 31-vjeçarin, që humbi jetën të dielën, pas një ataku kardiak.

Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet në Bazilikën e Kryqit të Shenjtë në Firenze, teksa më pas kortezhi do t’i drejtohet San Pellegrinos, vendit ku lindi dhe do të prehet Astori.

Në Firenze ka një pjesëmarrje rekord, në homazhet e Astorit, ndërkohë është konfirmuar se do të jetë e gjithë skuadra e Interit, që ka ndryshuar edhe planet e stërvitjes, për të qenë e pranishme.

Gjithashtu, 11 futbollistë të Juventusit, bashkë me trajnerin Allegri, janë nisur nga Londra për të qenë pjesë e ceremonisë mortore, teksa konfirmohet se do të marrin pjesë edhe shumë futbollistë e trajnerë të tjerë të Serisë A.

Të fundit