Flash News

KRYESORE

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, pa pjesëmarrjen e PAN

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, pa pjesëmarrjen e PAN

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot në orën 10:00 seancën e katërt konstituive, ku në rendin e ditës është vetëm zgjedhja e kryetarit të Parlamentit dhe nënkryetarëve.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN ka deklaruar sërish se nuk do të jetë pjesë e kësaj seance për të propozuar kandidatin e tyre, duke bojkotuar edhe një herë përpjekjet për të zgjedhur kreun e Kuvendit.

Koalicioni i bëri kërkesë kryesuesit të Kuvendit Adem Mikullovci për vazhdim të konsultimeve për kandidatin për kryetar, kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga Mikullovci. Kujtojmë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është një domosdoshmëri për krijimin e qeverisë së re të vendit, për të cilën nevojiten 61 votat e deputetëve të Kuvendit.Kjo situatë e krijuar në Kosovë ka shkaktuar shqetësime në rradhët e ndërkombëtarëve, të cilët i kanë bërë thirrje liderëve kosovarë të krijojnë institucionet dhe të ndërmarrin reformat e nevojshme për të shmangur bllokada të ngjashme në të ardhmen.

Të fundit