All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sot mbyllet sërish autostrada Tiranë-Durrës, devijon trafiku në rrugë dytësore

Sot mbyllet sërish autostrada Tiranë-Durrës, devijon trafiku
All - Paragraf - 1

Sot është bllokuar sërish autostrada Tiranë-Durrës, pasi do të realizohet faza e tjetër e punimeve që kanë nisur para dy javëve.

All - Paragraf - 3

Kështu, nga ora 06:00 e mëngjesit ka nisur puna për ndërhyrjen në riparimin e segmentit Shkozet – Durrës deri në orën 22:00.

“Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës do të devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së unazës së Shkozetit dhe të ndjekin Shkozet-Durrës ( zona Kënetës) ose unazën e Shkozetit”, thuhet në njoftimin e ARSH-së.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet – Durrës do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durrës – Tiranë për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë gjatë ditës së hënë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Të fundit