Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Sot merret në pyetje për Habilajt, çfarë deklaronte Elona Gjebrea për Tahirin dhe drogën: Kam mësuar shumë nga Saimiri; prioritet lufta kundër krimit
Ish-zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea është thërritur në Prokurori për t’u pyetur për bandën e Habilajve. Informacionet për këtë lëvizje të Prokurorisë janë të pakta dhe nuk është konfirmuar ende nëse Gjebrea është thirrur si titullare e Ministrisë apo për një përfshirje të mundshme në skandalin ‘Tahiri’.
E vendosur e para në listën e Tiranës për zgjedhjet e 25 qershorit 2017-të, Elona Gjebrea në një intervistë për gazetën ‘Telegraf’, më 23 qershor, shprehej se siguria politike e Saimir Tahirit e kishte ndihmuar shumë në këtë fushë. Deputetja e PS, Gjebrea ka deklaruar se ka mësuar shumë nga ish-ministri, ndërsa ka folur edhe për reformën në polici dhe prioritetin e qeverisë së Edi Ramës për të luftuar krimin e organizuar dhe kultivimin e kanabisit.
Për Saimir Tahirin
“Po. Kam punuar ngushtë me ish-ministrin Tahiri gjatë tre vite e gjysmë. Kemi përballuar sfida dhe disfata nga më të ndryshmet. Tahiri ishte i ri, por gjithsesi unë kam mësuar shumë prej tij. Siguria e tij politike më ka ndihmuar në këtë rrugë. Duke qenë në të njëjtin drejtim, mes nesh është lehtësuar komunikimi. Kjo edhe për faktin se, ai është kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën. Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një komunikim të mirë. E them me bindje, se me mbështetjen e tij, Tahiri me ka ndihmuar në rrugëtimin tim politik. Kemi diskutuar probleme nga më të ndryshmet dhe për mua është një avantazh. Bashkëpunimi dhe puna në grup ka qenë çelësi i suksesit tonë të përbashkët.”
Reforma në polici
“Sigurisht që u nisën reforma të shumta në Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme. Kur je nga jashtë politikës i gjykon gjërat më thjeshtë, por kur je brenda dhe ke përgjegjësi e kupton se, në një kohë të shkurtër nuk mund të arrish t’i realizosh të gjitha. Kemi nisur shumë reforma njëherësh, por ato tashmë duhet të vazhdojnë me qëllim që të përfundojnë. Është e vërtetë që, ne nuk arritëm të përfundonim shumë gjëra. Dhe një nga këto është; lufta kundër kanabisit. E filluam duke mbyllur një nga pikat më të errëta të kultivimit të kanabisit në Lazarat. Patjetër që një gjë e tillë kishte nevojë për strategji gjithëpërfshirëse. Fakti që bëmë këtë strategji do të na bënte të ishim rezultativë në një kohë të shkurtër. Me Kryeministrin Rama do të vazhdojmë rrugën e nisur. Ne kemi strategji afatgjatë dhe këto nuk mund të bëhen në një kohë të shkurtër.”
Lufta kundër krimit dhe kanabisit
“Qeveria Rama e ka pasur prioritet luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë dhe atë të trafikut të drogës. Çrrënjosëm Lazaratin, e hoqën nga njolla e zezë për sa i përket kanabisit dhe përmirësuam atë reputacion në sy të partnereve. Sigurisht, lufta kundër kanabisit kërkon një strategji gjithëpërfshirëse, pasi në momentin që mbyllëm një zonë që ishte e pakontrolluar nga qeveria e mëparshme, që të gjithë e kultivonin me mbrojtjen e qeverisë, ne na u desh të fillojmë një strategji të re kundër kanabisit në të gjithë vendin. Lufta kundër kanabisit kërkon një qasje të gjerë dhe ne si e tillë e kemi konsideruar për sa kohë ne propozuam dhe hartuam strategjinë kombëtare kundër kanabisit. Kjo do të thotë që në këtë luftë duhet të kontribuojmë të gjithë, që nga mësuesi, që nga prindi, që nga polici, i cili kontrollon pyjet, që nga punonjësi social apo inspektori i punës.”